Blinken: Një pushtim rus në Ukrainë mund të fillojë në çdo kohë

schedule10:32 - 11 Shkurt, 2022

schedule 10:32 - 11 Shkurt, 2022

Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken,  së fundmi ka deklaruar se një pushtim i ri rus i Ukrainës mund të fillojë në çdo kohë madje edhe gjatë Lojërave Olimpike, duke shtuar se Moska ende po dërgonte trupa në kufirin afër Ukrainës.

Blinken deklaratat i ka bërë pas takimit të kuartetit, grupit joformal të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Indisë dhe Japonisë.

Vërejtjes së zymtë të kreut të diplomacisë amerikane i ka paraprirë apeli i drejtpërdrejtë i Presidentit Biden drejtuar qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina.

Ndërkohë Biden në një intervistë për mediat është shprehur se qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!