Blinken mesazh Izraelit: Operacioni tokësor në Rafah do të ishte i gabuar, një marrëveshje armëpushimi është e mundur

schedule21:27 - 21 Mars, 2024

schedule 21:27 - 21 Mars, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha nga Kajro se një operacion ushtarak izraelit në shkallë të gjerë në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, do të ishte një “gabim”, duke shprehur besimin e tij se një marrëveshje armëpushimi do të arrihej midis izraelitëve dhe Hamasit.

“Ka mjete më të mira për t’u përballur me kërcënimin e Hamasit”, vlerësoi Blinken, duke gjykuar si “të panevojshëm” një pushtim tokësor në Rafah, në kufirin me Egjiptin, ku janë mbledhur gati 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur.

Blinken tha se SHBA u kishte paraqitur një projekt-rezolutë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve” në Gaza.

Homologu i tij egjiptian, Sameh Shoukry, përsëriti nga ana e tij se një armëpushim dhe lirimi i pengjeve dhe të burgosurve janë të nevojshëm pas pesë muajsh luftë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!