Blinken: Marrëveshja për armëpushimin në Gaza është në duart e Hamasit

schedule12:23 - 12 Qershor, 2024

schedule 12:23 - 12 Qershor, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Katar, ndalesa e fundit në turit të tij në rajon, ndërsa ai kërkon të bindë të gjitha palët të bien dakord për marrëveshjen e fundit të armëpushimit.

Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të martën, duke nënvizuar se Netanyahu “riafirmoi angazhimin e tij” ndaj propozimit aktual.

Turneu i tij diplomatik këtë javë ka përfshirë gjithashtu ndalesa në Egjipt dhe Jordani. Megjithatë, Blinken e bëri të qartë të martën se SHBA beson çdo gjë tani është në duart e Hamasit.

Ky udhëtim shënon vizitën e tetë të Blinken në rajon që nga 7 tetori. Krahas nxitjes së tij për një armëpushim, Blinken njoftoi më shumë se 400 milionë dollarë ndihmë të re humanitare të martën, të cilën ai e përshkroi si mënyrën më efektive për të trajtuar shkatërrimin humanitar të Gazës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!