Blinken: Kriza nuk ka mbaruar në Rusi, problemet reale të udhëheqjes së Putinit janë shfaqur

schedule16:03 - 25 Qershor, 2023

schedule 16:03 - 25 Qershor, 2023

Udhëheqja amerikane bëri deklaratat e para pas rebelimit të organizatës paraushtarake Wagner. Duke komentuar situatën në Rusi pas grushtit të shtetit të Jevgeny Prigozhin, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken foli për dobësitë e Kremlinit.

“Rebelimi i shkurtër nga Wagner tregoi problemet reale në stafin e Putinit,” tha në veçanti Blinken.

“Putini u përball me një sfidë të vërtetë,” vuri në dukje ministri i Jashtëm amerikan.

“Prandaj, ngrihen pyetje të rëndësishme dhe dobësitë e vërteta bëhen të dukshme,” shtoi Blinken, për rrjetin amerikan CBS.

Duke iu referuar të ardhmes së Wagner-it, Blinken theksoi se është shumë herët për të bërë vlerësime.

Ai gjithashtu theksoi se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën shkaktoi kaos në vendin e tij.

“16 muaj më parë, Putin ishte gati të pushtonte Ukrainën dhe tani ai duhet të mbrojë vendin e tij,” vuri në dukje ai.

Ai la të kuptohet se kriza nuk ka përfunduar në Rusi. /abcnews.al