Blinken: Kina është furnizuesi kryesor i operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë

schedule19:06 - 19 Prill, 2024

schedule 19:06 - 19 Prill, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kritikoi të premten mbështetjen kineze për industrinë ruse të mbrojtjes, duke thënë se Pekini ishte aktualisht kontribuesi kryesor në luftën e Moskës në Ukrainë, ndonëse siguron komponentë kritikë për armatimin.

Ai tha se kjo përpjekje po nxiste “kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

Duke folur në një konferencë shtypi që mbylli fundin e një mbledhjeje të ministrave të jashtëm të G7 në ishullin italian të Capri, Blinken tha se Uashingtoni ia kishte bërë shumë të qartë Pekinit dhe të tjerëve se ata nuk duhet të ndihmojnë përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!