Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se të ardhurat e Autoritetit Palestinez të mbajtura nga Izraeli duhet t’i transferohen organit që qeveris Bregun Perëndimor.
Deklarata vjen pasi ministri i financave i Izraelit Bezalel Smortich u zotua të mos dorëzojë fondet, shkruan Sky News.
“Këto janë të ardhurat e tyre, ata duhet t’i kenë ato,” thotë Blinken, duke përsëritur qëndrimin e SHBA-së për këtë çështje.
“Ata duhet t’i kenë ato në mënyrë që të jenë në gjendje të sigurohen se mund të paguajnë njerëzit e tyre që ofrojnë shërbime thelbësore, duke përfshirë kryerjen e punëve thelbësore në Bregun Perëndimor,” shton ai.
Diplomati amerikan tha se kur bëhet fjalë për të ardhmen e Gazës pas luftës, “njerëzit duhet të paguhen”.
“Ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e nevojshme për të administruar Gazën, për të bërë gjërat e tjera që do të jenë kritike sapo të përfundojë konflikti.”