Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë.
Ai gjatë vizitës në Izrael më 9 janar tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez”.
Ai tha se ishte “i qartë” se palestinezët duhet t’iu mundësohet të kthehen në shtëpitë e tyre “sapo të krijohen kushtet”, duke shtuar se SHBA-ja refuzon çdo propozim që parasheh vendosjen e tyre jashtë territorit të Gazës, një gjë të cilën anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit qeverisës në Izrael kanë kërkuar.