Blinken do të vizitojë Haitin për të mbështetur një mision sigurie nga OKB

schedule22:10 - 4 Shtator, 2024

schedule 22:10 - 4 Shtator, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të vizitojë Haitin të enjten, tha një zyrtar i lartë amerikan, ndërsa Uashingtoni kërkon të forcojë mbështetjen për një mision sigurie të mbështetur nga OKB-ja në vendin e Karaibeve të tronditur nga dhuna e bandave.

Blinken do të takohet me kryeministrin Haitian Gary Conille dhe këshillin përpara se të udhëtojë në Republikën Domenikane, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Hemisferës Perëndimore Brian Nichols, sipas Reuters. Ai i bëri thirrje pjesës tjetër të komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë më shumë fonde për forcën ekzistuese në Haiti, të udhëhequr nga Kenia, në mënyrë që ajo të mund të vazhdojë të veprojë dhe të rekrutojë vende të tjera.

Misioni aktual mbështetet nga OKB-ja dhe një pjesë e madhe e financave vijnë nga Uashingtoni. Nichols tha se SHBA po shqyrton disa opsione, duke përfshirë një operacion zyrtar paqeruajtës të OKB-së.

Për shkak të luftërave të bandave në Haiti, më shumë se 578,000 banorë janë zhvendosur, ndërsa pothuajse pesë milionë, që është pothuajse gjysma e popullsisë, po përballen me urinë akute, me 1.6 milionë njerëz në rrezik të vdesin nga uria, sipas të dhënave të OKB-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!