Blinken do të vizitojë Europën, shkon shumë pranë kufijve të Rusisë

schedule22:59 - 2 Mars, 2022

schedule 22:59 - 2 Mars, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë këtë javë Brukselin, Moldavinë edhe vendet Baltike për të zhvilluar diskutime me aleatët e NATO’s dhe partnerët evropianë mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Blinken do të vizitojë Belgjikën, Poloninë, Moldavinë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë nga data 3 deri më 8 mars.

Të mërkurën, ai tha se Uashingtoni ia ka bërë të qartë Kievit se do t’i mbështesë përpjekjet e tij për zgjidhje diplomatike me Rusinë, por ai shtoi se rruga diplomatike do të ishte e vështirë pa një ulje të tensione ushtarake. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!