Blinken: Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO është fitore e demokracisë

schedule09:20 - 2 Qershor, 2022

schedule 09:20 - 2 Qershor, 2022

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, fitore të demokracisë.

Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fund të takimit në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, shkruan la repubblica.

“Siç tha presidenti Joe Biden, sipas Blinken ky vendim është një fitore për demokracinë. Jo sepse liderët e Suedisë dhe Finlandës e kanë imponuar, por sepse qytetarët e kanë kërkuar”.

Dëshira e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake është e motivuar nga shqetësimet e sigurisë që lidhen me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Këshilli i NATO-s tani do të shqyrtojë aplikimet për anëtarësim.

Anëtarë janë përfaqësues të 30 vendeve të Aleancës, të cilët duhet të marrin një vendim me konsensus për avancim. Sipas diplomatëve, ratifikimi nga 30 parlamentet e partnerëve të aleancës mund të zgjasë deri në një vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!