Blindohet Gjykata e Fierit, jepet masa e sigurisë për të arrestuarin për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

schedule16:17 - 14 Prill, 2021

schedule 16:17 - 14 Prill, 2021

Blindohet përsëri gjykata Fier pasi në ambientet e saj është trajtuar përsëri çështja për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati në Sheq në Fier ndodhur më 1 shkurt 2021.

Me forca të shumta policie  në gjykatën e rrethit  Gjyqësor Fier është paraqitur për herë të dytë  para një trupi gjykues autori i dyshuar Albert Zaja për vrasjen e fierakut Shkëlzen Kastrati .

Nga trupi gjykues e Gjykatës së shkallës se Parë  Fier i është  caktuar masa “Arrest me burg”, këtë herë për armëmbajtje pa leje por edhe mbajtje të  armëve luftarake. Më datë 24 mars Zaja u paraqit në gjykatën e Fierit për tu rinjohur me masën e vlerësimit “Arrest me burg” dhe kërkoj të mos qëndronte në burgun e Fierit mirëpo kjo kërkesë nuk ju mor parasysh.

Lexo edhe:Baba i 4 fëmijëve, ky është viktima e atentatit të sotëm në Fier

Kjo është e dyta herë që Albert Zaja paraqitet pranë togave të zeza në Fier, përsa i përket vrasjes së Shkëlzen Kastratit, një ngjarje e ndodhur në 1 shkurt në Fier. Më parë Zaja u njoh me masën e caktuar në mungesë nga gjykata e Fierit atë të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Vijojnë të mbeten në kërkim  edhe tre persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, Elson Xheçuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

37-vjeçari Albert Zaja, u arrestua më 21 mars si autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Arrestimi është bërë nga forcat operacionale në fshatin Larushkë të Niklës. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!