Blindohet “Blloku”, Dritan Dajti del nga qelia për të shkuar tek dentisti

schedule12:54 - 10 Janar, 2020

schedule 12:54 - 10 Janar, 2020

Dritan Dajti, ka lënë qelinë për shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut. Ai është shoqëruar në masa shumë të rrepta sigurie.

Zona e ish-bllokut është ‘blinduar’ e gjitha, nga efektivët e shumtë të policisë. Si shikohet edhe në një video të publikuar edhe fugonat e policisë janë të shumtë. Videoja është publikuar nga gazeta ‘Tema’.

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Gepostet von Gazeta TemA am Freitag, 10. Januar 2020

Në gusht të vitit 2009 Dritan Dajti u mori jetën 4 efektivëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij.

Të vdekur mbetën efektivët e policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari.

Dritan Dajtit iu hoq dënimi i përjetshëm. Edhe pse mori katër jetë ai u dënua me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve.