“Blic” në Kadastrën e Sarandës, sekuestrohen dosje të dyshuara, paralajmërimi: Do të ketë ndëshkime

schedule19:34 - 24 Qershor, 2021

schedule 19:34 - 24 Qershor, 2021

Njësia Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion e Kryeministrisë ka kryer një kontroll blic ditën e sotme në Kadastrën e Sarandës, duke kërkuar një sërë dosjesh pronësie. ABC mëson mes të tjerash se, tre koordinatorët e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë sekuestruar një sërë dosjesh, teksa kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime nga nivelet më të larta drejtuese në këtë institucion deri në ndjekje penale. Burime për ABC bëjnë me dije se këto dosje dyshohet se janë korruptive, ndaj do të rishikohen për të evidentuar nëse ka shkelje ligjore.

Një ditë më parë NJSAAK ka qenë edhe në Kadastrën e Vlorës, ku edhe aty kanë administruar dosje të shumta të dyshuara. Pritet që në orët në vijim të paraqiten fakte të reja lidhur me operacionin në fjalë dhe gjetjet që janë bërë.

Kujtojmë se dy ditë më parë Kreu i Kadastrës Artan Lame tha se do bëhej spastastrim të shumicës së zyrave rajonale të Kadastrës. Lame deklaroi se kryesisht do të zëvendësohen drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!