Bleu biletën me bakshishin që i ktheu farmacistja, burri fiton 100,000 dollarë në lotari

schedule15:33 - 10 Nëntor, 2022

schedule 15:33 - 10 Nëntor, 2022

Një burrë nga Karolina e Veriut tregoi se bleu një biletë lotarie, pasi një farmaciste e nxiti. Michael Buck, 62 vjeç, nga Rocky Mount, u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se po merrte një recetë nga farmacia në Supercenter Walmart kur një farmaciste i ktheu atij bakshishin me të cilin bleu biletën.

“Vajza në farmaci më tha se shisnin bileta Powerball në shërbimin ndaj klientit,” tha Buck. “I thashë: “Nëse fitoj do të kthehem dhe do të të blej një makinë”.

Bileta e Buck përputhej me katër nga pesë topat e bardhë të tërhequr të hënën mbrëma, duke i dhënë atij një çmim 50,000 dollarë që u dyfishua në 100,000 dollarë kur goditi shumëzuesi 2X Power Play.

Buck shtoi se momenti kur kuptoi se kishte fituar çmimin ishte një tronditje.

“Unë po vija anë shtëpisë dhe po dridhesha”, tha Buck./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!