Bleu biletën kur mbaroi pjesa e parë e ndeshjes, burri fiton 100,000 dollarë në lotari

schedule07:37 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 07:37 - 14 Dhjetor, 2022

Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili vrapoi për të blerë ushqim gjatë pjesës së parë të një ndeshje futbolli, përfundoi duke harruar ushqimin kur fitoi një çmim prej 100,000 dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje.

Lyncurgus Williams nga New Bern u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se ai doli në dyqanin Harris Teeter në New Bern për të blerë ushqim në pjesën e parë të lojës.

Williams tha se ai vuri re se dyqani kishte vetëm një biletë gërvishtëse prej 30 dollarësh Fabulous Fortune, kështu që vendosi ta blinte.

“E gërvishta menjëherë në dyqan,” tha Ëilliams. “Isha në ekstazë dhe zbulova një çmim prej 100,000 dollarësh. Isha aq i emocionuar sa nuk po dija çfarë të bëja”, shtoi ai.

Më tej, fituesi tha se ka plane të mëdha për çmimin.

“Tani mund të rimodeloj shtëpinë time. Unë kam dashur ta bëj këtë për një kohë shumë të gjatë.”/abcnews.al