Mino Raiola është një nga agjentët më të suksesshëm në botën e futbollit. Italo-holandezi zotëron të drejtat e shumë emrave të mëdhenj, teksa një prurje e re pritet të ndodhë. Suso ka marrë një vendim për të ardhmen. Spanjolli i Milanit i ka dhënë fund bashkëpunimit me agjentin aktual dhe është në kërkim të një tjetri.
Alessandro Lucci nuk do ta mbajë më postin e agjentit të 26-vjeçarit (i mbush të martën). Tuttosport raporton se Suso pritet t’i bashkohet ekipit të Mino Raiolës. Nëse palët bien dakord, Suso do të bëhej lojtari i pestë e Milanit që ka agjent Raiola, pas vëllezërve Donnarumma, Alessio Romagnolit dhe Giacomo Bonaventurës. /abcnews.al

