Blerja e Milan, Investcorp tërhiqet, në “pole-position” RedBird

schedule15:00 - 26 Maj, 2022

schedule 15:00 - 26 Maj, 2022

Invercorp është tërhequr zyrtarisht nga gara për të blerë Milan, teksa bisedimet për të arritur tek marrëveshja mes palëve kanë dështuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë CEO i Investcorp, Mohammed Al Ardhi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se3 palët janë dakortësuar që t’iu japin fund bisedimeve mes tyre, pasi nuk u arrit një marrëveshje.

“Ne kishim diskutime me Elliot për një investim të mundshëm te AC Milan. Siç mund të ndodhë në marrëveshje të këtij niveli, një marrëveshje tregtare nuk u arrit.

Tani kemi vendosur në mënyrë reciproke t’i japim fund bisedimeve. I urojmë Milanit më të mirën për sezonin e ardhshëm dhe më tej”, shkruan Al Ardhi në postimin e tij.

Kështu tani mbeten favoritë për të blerë Milanin RedBird Capital Partners, që pritet të paguajnë 1.3 miliardë dollarë deri në 1.8 milionë dollarë, ndërkohë që Elliot do të ketë një pakicë të aksioneve.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!