Blerja e aksioneve të Interit, në “valle” futet edhe juventuni Gianluca Vialli

schedule11:56 - 26 Janar, 2021

schedule 11:56 - 26 Janar, 2021

Fondi privat i BC Partners ka disa kohë që po e monitoron situatën e Interit dhe kërkon që të blejë aksionet e klubit nga Suning Group. Mesa duket ata nuk janë të vetëm, pasi sipas raportimit të “Il Sole 24 Ore” po ndihmon nga një firmë këshilluese sportive e themeluar nga ish-sulmuesi i Juventus dhe Chelsea, Gianluca Vialli.

Bëhet fjalë për firmën britanike Tifosy Ltd, që po i jep konsulta komapanisë BC Partners. Firma e italiani ofron pronarë, menaxherë apo dhe investitorë në industri specifike, si dhe shërbime këshilluese në M&A dhe në mbledhjen e kapitalit.

Gjithashtu, kreu i BC Partner, Nikos Stathopoulos, po ndihmohet në negociata nga ish-CEO i Juventusit, Marco Re, si dhe nga bashkëpronari tjetër, Fausto Zanetton. Ende nuk dihet nëse do të kemi një bashkëpunim mes kompanive në blerjen e aksioneve apo gjithçka do të mbetet në marrëdhënien e konsultave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!