Blerim Krasniqi është larguar pas një sezoni nga Gjilani, që e ka zëvendësuar atë me Theophilus Solomon që ka luajtur më parë me Partizanin.
Tani sulmuesi nga Kavaja pritet të ndryshojë kampionat dhe gjasat janë që të transferohet në Rumani, ku luajnë edhe Batha e Hoxhallari.
Mioveni është skuadra që i ka bërë një ofertë Krasniqit dhe palët madje kanë rënë dakord, por duhet pritur që të firmosë për të quajtur gjithçka të mbyllur. / abcnews.al