Tre qytetarë në vlorë janë vënë në pranga për falsifikim monedhash dhe vjedhje.
Kështu, në flagrancë është arrestuar shtetasi Dh.B., 36 vjeç, banues në Vlorë, 36 vjeçari është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë blerë orendi shtëpiake duke i dhënë në këmbim shtetasit N.Sh një kartëmonedhë me prerje 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gjithashtu, në momentin e kapjes në flagrancë, Dh.B po drejtonte automjetin pa leje drejtimi përkatës. Në pranga është vënë edhe 41-vjeçari M.H, i shpallur në kërkim më parë, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në muajin Shkurt 2020, ka vjedhur një sasi prej 17 000 lekë të rinj, në banesën e A.H, lagjia “Lirimi” Vlorë. Vlonjati tjetër i arrestuar është 39 vjeçari M.N. për vjedhje.
Njoftimi i plotë:
Vlorë
Policia ka arrestuar 3 shtetas në fushën e falsifikimit të monedhave dhe vjedhjes:
Arrestohet në flagrancë shtetasi Dh.B., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas ka blerë orendi shtëpiake duke i dhënë në këmbim shtetasit N.Sh një kartëmonedhë me prerje 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gjithashtu, në momentin e kapjes në flagrancë ky shtetas po drejtonte automjetin pa leje drejtimi përkatës.
Ndalohet shtetasi në kërkim M.H., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas në muajin Shkurt 2020, ka vjedhur një sasi prej 17 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit A.H, lagjia “Lirimi” Vlorë.
Ndalohet shtetasi në kërkim M.N., 39 vjeç banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


