Blendi Sulaj: Jemi përballë nja kauze të madhe, rotacioni është i pashmangshëm

schedule14:20 - 15 Korrik, 2020

schedule 14:20 - 15 Korrik, 2020

Nënkryetari Republikan Blendi Sulaj në studion e “ABC News” foli për ndryshimet kushtetuese.

Ai u shpreh se kryeministri Rama nuk ka si qëllim të realizojë listat e hapura, ndërsa shtoi se qëllimi kryesor i mazhorancës është që të heqë koalicionet.

“Nuk besoj që është tentativë për të përçarë opozitën e bashkuar. Qëllimi i të gjithëve ne është që në të largojmë këtë të keqe që kanë shqiptarët. Ne duhet të jemi të qartë që marrëveshja  e 5 qershorit u bë me një dakordësi ndërkombëtare.

Nuk mund të themi sot për një strategji të re nëse nuk kemi fakte të bëra gati. Kjo situatë nuk besoj se do të kalojë pa një ndërhyrje ndërkombëtare.

Opozita e bashkuar me të gjitha forcat e shkatërron të majtën në zgjedhjet e ardhme parlamentare me çfarëdo sistemi zgjedhor që ato do të jenë. Opozita ka kohë që përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Sulaj.

Sakaq ai shtoi se janë përballë nja kauze të madhe e cila është largimi i qeverisë Rama.

 “Rama tani ka mbetur pa askënd dhe mundohet të kapet në momente të vogla që nuk do ta shpëtojnë. Rama  tani ka në dorë të mos krijojë konfuzion politik, kushtetues, ekonomik në këto 9 muajt e fundit që i kanë ngelur. Duhet të mendojë që rotacioni është i pashmangshëm dhe kjo varet nga qytetarët shqiptarë që janë kundra këtij njeriu”, u shpreh ai.