Blendi Gonxhe: Brenda muajit shkurt nis procesi i koluadimit

schedule13:14 - 20 Janar, 2021

schedule 13:14 - 20 Janar, 2021

Nga Erblina Mile

Kontrolli teknik i automjeteve do të jetë gati të nisë në muajin shkurt. Pas dorëzimit nga koncesionari te shteti në 1 janari të këtij viti, shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve  u shty me tre muaj  për qytetarët e ndikuar nga pandemia por edhe për shkak të ndërhyrjeve që u bënë në pikat e kontrollit. Gjatë diskutimit në Komisionin e ligjeve Blendi Gonxhja theksoi se për qytetarët  që nuk do e kryejnë  kontrollin teknik të automjeteve për një afat tre mujor nuk do të ketë penalitete.

“Mendojmë që është e mjaftueshme në kuadrin e punës që është bërë në muajin Dhjetor. Koha ka qenë për të punuar më e shkurtër dhe duke qenë se qeveria ka miratua një pakte ndryshimesh në kodin rrugor dhe vijnë në parlament në ditët në vijim dhe mendojmë se ky tre mujor bashkonte në afate nevojën pas pandemisë.

Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të munduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Duke qenë se taksat në Shqipëri janë taksa posedimi, kjo gjë mungonte në kontrollin teknik. Bëhemi gati gjatë janarit për update dhe ju keni kohë për rishikimin e ndryshimeve në kodin rrugor”, tha Gonxhe.

Ndërkohë ky akt normativ shkaktoi debate midis deputetëve përsa i përket  kohës së shtyrjes. Drejtuesit e 630 mijë automjeteve do të kenë kenë afate më të zgjatura për kryerjen e  shërbimit të kolaudimit .

Mjetet  e reja 0 km në  3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim,mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet dhe mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!