Blendi Gonxhe apel prindërve në timon: Mos rrezikoni jetën e fëmijëve duke i ulur në prehër

schedule19:45 - 29 Qershor, 2021

schedule 19:45 - 29 Qershor, 2021

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka shpërndarë një foto ilustruese se si duhen ulur fëmijët në automjet për të shmangur rrezikun nga aksidentin. Gonxhe shprehet se prindërit vendosin në rrezik jetët e fëmijëve të tyre kur drejtojnë makinën duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke ngarë mjetin me fëmijë në këmbë a në prehër.

Statusi i plotë

Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë, duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke ngarë mjetin me fëmijë në këmbë a në prehër, apo duke i ulur fëmijët në sediljet përpara jo konform normave!

A E DINI SE?

Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%!

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësise, 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore!

Kur udhëtoni me familjen, merrni masat që fëmija juaj të jetë sa më i sigurt!

Përdoreni gjithmonë ndenjësen për fëmijë, në çdo udhëtim!

Zgjidhni një ndenjëse të përshtatshme, sipas peshës dhe gjatësisë së fëmijës!

Zgjidhni një model të certifikuar, që përmbush standardet e nevojshme të sigurisë (etiketë E që tregon se përmbush Standardin ECE të Kombeve të Bashkuara)!

Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore! Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!