Një lojtar i rrallë i Lotarisë së Miçiganit, i cili bleu një biletë gërvishtëse përfundoi duke fituar një çmim kryesor prej 300,000 dollarësh.
30-vjeçar tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se nuk e kishte në plan blerjen e një bilete lotarie me gërvishtje, mirëpo, kur vizitoi dyqanin Murphy USA në Gaylord ndërroi mendje.
“Unë nuk luaj shpesh lojëra të menjëhershme, por më pëlqen t’i blej ato këtu,” tha lojtari. “Vendosa të blija një biletë Wild Time Deluxe një ditë teksa isha në dyqan dhe më pas e skanova disa ditë më vonë për ta kontrolluar. Kur kuptova se sa shumë kisha fituar, u trondita!”
Gjithashtu, burri zbuloi se vendimi i tij i menjëherëshëm, bëri që të fitonin një çmim të parë prej 300,000 dollarësh, të cilat do t’i ruaj në kursime./abcnews.al

