Blen 1.000 hektarë tokë në Suedi, Zlatan Ibrahimovic i futet biznesit

schedule15:42 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 15:42 - 28 Dhjetor, 2020

Pushimet për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, janë drejt fundit dhe në ditët e ardhshme ai pritet të rikthehet në Milano. Edhe pse suedezi ka qenë në një periudhë rikuperimi, ai ka vazhduar me projektet e tij, edhe pse këtë herë jashtë fushe.

Sipas mediave suedeze, 39-vjeçari ka blerë së fundmi rreth 1 mijë hektarë tokë në afërsi me kufirin me Norvegjinë. Ky investim i ka kushtuar Ibrës plot 3 milionë euro dhe hapësira ndodhet në zonën “Are”, një nga më të shtrenjtat në Suedi.

 

Bomberi gjithashtu ka në pronësi të tij dhe një vilë pranë malit Cooperhill, ku shkon shpesh për të kaluar periudhat e pushimve. Ndërkohë tifozët dhe stafi kuqezi shpresojnë që Zlatan të jetë gati për përballjen me Juventusin, e cila është programuar në datën 6 janar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!