“Blejnë avion, por s’japin pagat”, Tare i lënduar thellë nga fjalët e mesfushorit

schedule15:22 - 16 Nëntor, 2020

schedule 15:22 - 16 Nëntor, 2020

Luis Alberto pak ditë më parë dha një deklaratë të bujshme në lidhje me financat e Lazios dhe i sulmoi ata me ironi. “Blejnë avion, por nuk japin rrogat”, u shpreh spanjolli i cili më pas kërkoi falje, por ajo që do ndodhte më pas nuk mund të shmangej.

 

Nga Italia mësohet se presidenti  Lotito është shumë i inatosur me mesfushorin për deklaratat e bëra. Gjithashtu edhe drejtori sportiv, Igli Tare. Vlonjati është një nga personat që i ka qëndruar më pranë Albertos ndër vite dhe kjo ka bërë të kenë një marrëdhënie të mirë.

Por deklaratat e fundit kanë thyer gjithçka dhe mësohet se Tare ndihet shumë i lënduar nga fjalët e yllit të mesfushës. Raportohet se Alberto nuk do të dënohet me ndeshje pezullim, por pritet që një gjobë e majmë të shkojë në adresë të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!