Blegtoria në vështirësi, ekspertët në Abc Live: Rritet ndjeshëm sasia e qumështit të importuar

schedule13:55 - 13 Shtator, 2022

schedule 13:55 - 13 Shtator, 2022

Ekspertët e bujqësisë të ftuar në studion e ABC Live, me gazetaren Sibora Bitri, kanë vënë në dukje një fenomen shqetësues në lidhje me atë që ata e quajtën si një “rritje gjigante e qumështit të importuar“.

Sipas ekspertit të bujqësisë Ilir Pilku ‘kemi një rritje gjigante të importit në 16.2 milion litra/ton qumësht në vitin 2021 krahasuar me 11.2 milion litra në vitin 2020. Kjo gjë ka ndodhur në një kohë që industria e përpunimit të qumështit nuk ka ndryshuar në strukturën e saj, fabrikat që kanë qenë kanë mbetur, dhe po ato baxho.

Sipas ekspertëve ka ardhur momenti që duhet të jetë e shënuar në etikëtë sesa është përmbajtja e qumështit pluhur. Sipas kryetarit të shoqatës së mbrojtjes së konsumatorit, Ervin Resuli, duhet mbajtur gjallë motori i bujqësisë dhe i blegtorisë vendase.

‘Projektet e IPARD kanë rritur industrinë përpunuese, dhe kjo industri është bërë akoma më shumë e varur nga importi, sepse mbarërritja e gjedhit nuk ka ecur me të njëjta ritme. Në këto situata gjendemi përpara një show mediatik dhe propagande, drejtohemi nga një blogere në Ministrinë e Bujqësisë që e nis ditën dhe e mbyll me selfie’.

Pilku: Po të analizosh produktin vendas, rezulton që Shqipëria konsumon 1.7 milion ton qumësht në vit, ndërkohë që ne në prodhimin e brendshëm e kemi më të vogël. Shqipëria nuk ka vetëm kapacitete përpunuese, por edhe absorbuese, kemi dhe konsumatorin shqiptar. Ajo që shikojmë nëpër supërmarkete është që nënproduktet e qumështit, të tilla si djathi janë 90 % janë të importuara. Eksperti Resuli theksoi që nuk është ulur vetëm prodhimi i qumështit, por edhe i mishit, pasi skemat e subvencionimit të bujqësisë nuk janë të mirëstudiuara. Sipas ekspertëve, politikat duhet të jenë ‘smart’, vendet e rajonit indikacionet janë që ato kanë fituar më shumë terren për shkak të politikave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!