Bledian Koka: Ilir Meta, kafshë politike, i pari që ndërtoi autostradë! Gabimi që bëri kur u largua nga PS

schedule22:17 - 11 Mars, 2021

schedule 22:17 - 11 Mars, 2021

Gazetari Bledian Koka e ka përkufizuar presidentin Ilir Meta si një kafshë politike që do mbetet i tillë për sa kohë do të jetë në politikë. Në ABC, në emisionin “As pro, as Kundër”,Koka deklaroi se Meta e ka nisur rrugëtimin e tij si idealist dhe ajo që po bën tani është rikuperimi i asaj që do kishte bërë por të mos kishte bërë gabimin e largimit nga Partia Socialiste.

“Ilir Meta është njeri që edhe bari ta çosh në mal krijon vorbullën e debatit. Ilir Meta është një kafshë politike dhe i tillë do jetë për sa kohë do jetë në politikë.

 

Ilir Meta është produkti më problematik që ka prodhuar sherrnaja e madhe politike. Ai e ka nisur si idealist. Është njeriu i parë që ka bërë autostradë në Shqipëri, -Tiranë-Durrës.

U nis si njeri për të bërë gjëra të mëdha por goditjet e mëdha e kthyen në person të diskutueshëm për angazhimin e tij Ajo që po bën tani është rikuperimi i asaj që do kishte dashur të bënte po të kishte pasur më shumë pushtet por të mos kishte bërë gabimin e largimit nga PS-ja”, tha Bledian Koka./mv.abcnews.al