Bledi Çuçi prezanton sondazhin: 80% e qytetarëve ndihen të sigurt kur dalin vetëm natën

schedule15:36 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 15:36 - 22 Dhjetor, 2020

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka nisur detyrën e tij duke prezantuar rezultatet e punës së policisë së Shtetit në kohën e drejtimit të Lleshajt në një sondazh që sipas tij është financuar nga qeveria suedeze. Ndonëse deklaroi se nuk do donte të njihej si ministri i Policisë por i Brendshëm fokusi në ditët e para të punës për Çuçin ka qenë pikërisht imazhi i policisë në sytë e publikut.

Një prej pyetjeve të këtij sondazhi lidhur pikërisht me një pjesë që pësoi krisje me ngjarjen e 10 ditëve më parë kur një efektiv policie vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha në orët e mesnatës. Sipas sondazhit të cilin Çuçi u kujdes të theksonte se është bërë para kësaj ngjarje, rezulton se 80% e qytetarëve ndihen të sigurt. “Njerëzit ndihen më të sigurt se krimet kanë ardhur në rënie. 80% e publikut janë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre pasi është errësuar”, citoi Çuçi.

“Sondazhin e fundit të financuar nga qeveria suedeze. Një barometër të përcaktimit të publikut për punën e policisë. Ndihem shumë komod dhe kisha dëshirë ta paraqisja personalisht këtë barometër për arsye se ashtu si gjithë shqiptarë ndihem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia është pozitiv. Do e shohim kur të kalojmë rezultatet kryesore të sondazhit. Por ndihem mirë për këtë komunikim të policisë me publikun.

Sondazhi vjen në një moment specifik sepse kemi përjetuar një ngjarje të ardhur nga një rast i veçuar që nxori në pah ata njerëz që nuk lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë para ngjarjes së para 10 ditëve dhe tregon perceptimin e publikut për punën e policisë. Falenderim shkon për policinë e shtetit sepse është sot shumë më tepër apolitike dhe e besueshme nga publiku.

Publiku e sheh me shumë më tepër respekt. Pa diskutim ne flasim me fakte dhe puna jonë nuk diskutohet që matet me faktet dhe statistikat. Do kemi rastin të dëgjoni edhe faktet por perceptimi mbetet element i rëndësishëm në komunikimin me publikun. Sot ndihem i kënaqur si ministër i Brendshëm që po policia ka këtë fytyrë komunitare“, tha Çuçi./mv.abcnews.al