Bledar Domi, zëri unik i operas rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’

schedule11:40 - 24 Tetor, 2024

schedule 11:40 - 24 Tetor, 2024

Bledar Domi, zëri unik i Operas rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’ në ABC Neës. Ai thotë se talentin për muzikën ia zbuluan në shkollën 9 vjecare, ndërsa babai i tij, i ndjerë, ishte shtysa kryesore.
Një mirënjohje të vecantë Domi, ka sot për pedagogun e tij, për të cilin thotë se erdhi në një moment të errët të jetës së tij, por që sot gjithcka ia dedikon atij.

“Jam impresionuar nga mentor Xhemali, kam dëgjuar edhe Lluk Kacanajn nuk dua ti dhe nuk di ti ndaj, do të doja të ecja në gjurmët e tyre. Them se e kam nisur mirë. Kur kam shkuar fillimisht në Operam ky ka qenë synim, të futem, të këndoj dhe të bëj atë që unë di të bëj më mirë. Suksesi kërkon një regjim të jashtëzakonshëm, punë të madhe dhe përkushtim.” thotë ai ndërsa thekson se talentin e tij e spikati.

“Ne zhvillonim orën e muzikës në 9 vjecare,dhe ishte mësuese Qanije Hyka që spikati talentin tim për muzikë. Më thotë të këndoj një ndër këngët që kishim mësuar, ishte kënga “Për mësuesin”, ajo më drejton të nis një kurs të firzamonikës, më pas shkoj në qendrën kulturore të Shijakut, duhet të përmend edhe zyshën tjetër Ruzhdie Keci që më ka qëndruar afër shumë. Nga aty mora pjesë në festivalin ‘Bilbilat e Adriatikut’ në Durrës, më pas kam marrë pjesë në audicionet që bëheshin në lice, ku fitova” kujton Domi.

Një mirënjohje të vecantë Domi thotë se ka për pegadagogun e tij Ardian Kamberi, I cili sikundër shprehet vijon ta ndjekë edhe në ditët e sotme.

“Në skenë unë nuk vendos kurrë një rol, pa u konsultuar fillimisht me të. Nëse ai më jep OK, do të thotë se ajo gjë bëhet. Ushtrohem vazhdimisht me të, është fat për mua që kam të tillë pedagog. Herë herë bën edhe rolin e babait, të cilin fatkeqësisht nuk e kam më. Profesori ka ardhur në jetën time, kur unë nuk e dija më se cfarë po bëja dhe më ka udhëzuar dhe drejtuar në këtë profesion. Këtu ku jam sot jam vetë falë atij. Babai e ka patur passion muzikën, ka qenë valltar, me Ansamblet e atëhershme, gjyshi ka qenë raspod. Babai ishte shtysa më e madhe që unë të vijoja muzikën, do kisha dashur të shikonte c’ka kam realizuar deri tani”- kujton ai ndërsa përlotet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!