Blanc u shkarkua nga Lyon, Gattuso mund të jetë pasuesi i francezit

schedule09:21 - 12 Shtator, 2023

schedule 09:21 - 12 Shtator, 2023

Një ditë më parë, Lyon njoftoi shkarkimin e Laurent Blanc nga posti i trajnerit. Shkak u bënë rezultatet negative të teknikut francez. Pas katër ndeshjes në kampionatin francez, Lyon renditet në vendin e fundit të tabelës.

Kështu, mediat franceze tashmë kanë filluar të flasin për pasuesin e tij, konkretisht “L’Equipe” pasi shkruan se Gattuso mendohet të jetë pasuesi i stolit.

Trajneri itlalian cilësohet si i duhuri pasi ka karakterin “vullkanik”./h.ll/abcnews.al