Energjia në Liban është rikthyer, thonë zyrtarët, pas një “Blackout”-i 24-orësh të furnizimit të vendit.
Ministria e Energjisë thotë se Banka Qendrore ka dhënë 100 milionë dollarë për të mbajtur në funksionim stacionet e saj të energjisë. Rrjeti elektrik ra dje dhe zyrtarët thanë se nuk ka gjasa që energjia të rikthehej për disa ditë. 18 muajt e fundit Libani është përballur me një krizë ekonomike.
Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj dhe ka ndezur demonstrata të mëdha kundër politikanëve. Mungesa e valutës së huaj e ka bërë të vështirë pagesën e furnizuesve jashtë shtetit. Ndërprerja totale filloi mesditën e së shtunës kur dy termocentralet më të mëdhenj të Libanit u mbyllën./ Abcnews.al