Prej ditës së djeshme mijëra klientë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) kanë ngelur pa kryer shumicën e veprimeve bankare për shkak të problemeve që ka pësuar sistemi qëndror i kësaj banke.
Problematika ka bërë që BKT të njoftojë klientët përmes një postimi në Facebook se për shkak të disa probleme teknike, nuk është në gjendje të ofrojë një pjesë të shërbimeve për klientët.
Shërbimet digjitale por edhe tërheqja e parave nga bankomatet kanë dalë jashtë funksionit.
Ndërkohë në një reagimi të bërë nga BKT thuhet se IT po bën të gjitha përpjekjet për të kthyer në funksion shërbimet. /abcnews.al/



