Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bjerrja elektorale e PD-së nga rikthimi i Berishës

schedule10:18 - 12 Shkurt, 2026

schedule 10:18 - 12 Shkurt, 2026

Nga Eduard Zaloshnja

Më 2013 (kur Berisha u përzu me vota nga Kryeministria), për PD-në dhe aleatet e vogla të koalicionit të saj votuan rreth 694 mijë votues brenda vendit (rreth 14 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme). Por ata ishin krejt të pamjaftueshëm, sepse për koalicionin e udhëhequr nga Rama votuan mbi 1 milion votues të këtushëm (“1 milion shuplaka” ndaj Berishës, i quajti Rama atëherë votat e tyre në mënyrë figurative).

Pasardhësi i përzgjedhur nga Berisha (Lulzim Basha) e filloi me bojkot dhe protesta rrugën e tij politike në krye të PD-së, por në zgjedhjet e 2017-ës për PD-në dhe aleatet e saj të vogla votuan vetëm 465 mijë votues të këtueshëm (rreth 9 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme).



Basha e korrigjoi strategjinë para zgjedhjeve të 2021- shit, e si rezultat, u shpërblye nga elektorati i djathtë – rreth 651 mijë votuan për PD-në dhe aletet e saj të vogla (rreth 29 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme). Pas atyre zgjedhjeve, kur Berisha u shpall persona non grata nga SHBA, Basha guxoi ta përjashtonte nga PD-ja atin e tij shpirtëror politik. Por ky i fundit arriti ta rimarrë partinë, firmën dhe vulën e saj.

Por edhe pse i rikthyer fuqishëm në krye të partisë, dhe i përforcuar në koalicion me partinë e Metës, Berisha bindi vetëm 501 mijë votues brenda vendit që të votonin për koalicionin e tij tashmë të zgjeruar (rreth 19 mijëve u rezultuan votat e pavlefshme). Dhe vijmë në ditët e sotme. Sipas ekstrapolimit statistikor të sondazhit më të fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se për koalicionin e Berishës do të votonin sot brenda vendit vetëm 400 mijë votues, ose 100 mijë më pak se më 11 maj 2025.

Ndërsa nga ana tjetër, për PS-në do të votonin sot brenda vendit rreth 700 mijë votues, ose plot 300 mijë më shumë se sa për PD-në dhe aleatet e saj, dhe rreth 63 mijë më pak se se sa votuan për të më 11 maj 2025.

SHËNIM: Shpresa e Berishës se opozitarët në emigracion do të votonin në masë për PD-ASHM nuk u materializua më 2025 – nga 200 mijë emigrantë që e dërguan votën me postë, vetëm 47 mijë votuan për PD-ASHM…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!