Bjellorusia: Po merren masa kundër aktiviteteve ushtarake në Poloni dhe Baltik

schedule17:21 - 10 Gusht, 2023

schedule 17:21 - 10 Gusht, 2023

Bjellorusia tha të enjten se po ndërmerren “masa adekuate të reagimit” kundër aktiviteteve të fundit ushtarake në Poloni dhe shtetet baltike, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

“Them me besim se të gjitha parashikimet tona në lidhje me aktivitetet e bllokut të NATO-s dhe anëtarëve të tij individualë janë vërtetuar plotësisht. Natyrisht, ne nuk rrimë duarkryq, por po marrim masat e duhura të reagimit”, tha Alexander Volfovich, sekretari shtetëror i Këshillit të Sigurisë së Bjellorusisë.

Polonia njoftoi të mërkurën se po planifikon të vendosë trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë ndërsa akuzoi autoritetet bjelloruse për organizimin e migrimit të paligjshëm. Tensionet mes dy vendeve u rritën kohët e fundit, veçanërisht për shkak të pranisë së grupit Wagner në Bjellorusi pas rebelimit kundër Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!