Bjellorusia ndalon importin e ushqimeve nga BE për gjashtë muaj

schedule19:50 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 19:50 - 7 Dhjetor, 2021

Bjellorusia njoftoi se nga 1 janari do të ndalojë importin e ushqimeve nga shumë vende perëndimore si hakmarrje për sanksionet e vendosura për Minskun. BE akuzon Bjellorusin% për orkestrimin e krizës imigracionit në kufij.

Sipas dekretit të qeverisë bjelloruse, produkte të ndryshme si fruta, perime, mish dhe produkte qumështi nga BE, Kanada, SHBA, Britani dhe vende të tjera evropiane nuk do të lejohen më të importohen në vend.

“Janë marrë masa hakmarrëse, duke marrë parasysh përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion kolektivisht të paligjshëm duke vendosur sanksione ndaj vendit tonë ,” tha qeveria.

Embargoja do të nisë më 1 janar dhe do të zgjasë gjashtë muaj. Sipas Minskut, Bjellorusia, ekonomia e së cilës bazohet në sektorin bujqësor, importoi produkte ushqimore me vlerë më shumë se 530 milionë dollarë në dhjetë muajt e parë të vitit 2021.

Qeveria sqaroi se ndalimi nuk do të zbatohet për artikuj të caktuar, si ushqimi për fëmijë, në mënyrë që të mos cenohen “interesat” e qytetarëve bjellorusë. ” Importuesit, prodhuesit dhe shpërndarësit u kërkohet të zëvendësojnë produktet që nuk prodhohen në Bjellorusi me mallra nga vendet mike, ” shtoi ai. Rusia ka ndaluar importimin e ushqimeve nga Perëndimi që nga viti 2014 , duke protestuar ndaj sanksioneve të vendosura ndaj saj pas aneksimit të gadishullit të Krimesë. g.v/abcnews.al