Bjellorusia liron tre të arrestuar, përfshirë një gazetar amerikan

schedule08:05 - 13 Shkurt, 2025

schedule 08:05 - 13 Shkurt, 2025

Bjellorusia ka liruar tre të arrestuar, duke përfshirë një gazetar për një transmetues të financuar nga qeveria amerikane, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi të mërkurën lirimin e tre personave, duke përfshirë “një amerikan dhe dy individë nga Bjellorusia , njëri prej të cilëve punonte për Radio Liberty”.

Liderja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya postoi në rrjetet sociale se aktivistja Alena Maushuk ishte në mesin e të liruarve dhe kishte një gjendje të rëndë shëndetësore.

Të arrestuarit e liruar përfshinin gjithashtu Andrey Kuznechyk, një gazetar i Radios Evropa e Lirë, e cila njihet në Bjellorusi si Radio Svoboda./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!