Bjellorusia i bën thirrje Polonisë që të mos përshkallëzojë situatën në zonën kufitare

schedule22:23 - 2 Gusht, 2023

schedule 22:23 - 2 Gusht, 2023

Bjellorusia ka kërkuar nga Polonia që të mos përshkallëzojë situatën në kufirin midis dy vendeve mes pretendimeve të Varshavës se dy helikopterë kaluan në hapësirën ajrore të saj.

“Më 2 gusht të vitit 2023, i ngarkuari me punë i Polonisë në Bjellorusi, Martin Wojciechoëski, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, thuhet n njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë.

Ministria tha se Wojciechoëski ishte informuar se deklaratat e zyrtarëve polakë mbi situatën ishin falsifikuar nga rezultatet e një “kontrolli gjithëpërfshirës të kryer nga pala bjelloruse”.

“Si provë u demonstruan të dhëna nga kontrolli objektiv i rrugës së fluturimit të helikopterëve. Ata i bënë thirrje palës polake që të mos e përshkallëzojë situatën dhe të mos e përdorë atë për të militarizuar zonën kufitare”, thuhet në njoftim.

Më tej, u theksua se de-përshkallëzimi i “situatës tashmë të vështirë” në lidhjet dypalëshe është i mundur “vetëm brenda kornizës së dialogut reciprok të respektueshëm dhe konstruktiv”.

Dje, Polonia akuzoi Bjellorusinë për një shkelje të hapësirës ajrore dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Wojciech Skurkiewick, në radion publike e quajti këtë veprim një provokim.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë mohoi pretendimet, duke theksuar se akuzat e Varshavës janë bërë për të “justifikuar ndërtimin e forcave dhe mjeteve të saj pranë kufirit bjellorus”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!