Bjellorusia do të vendosë një regjim 90 ditor pa viza për 35 vende evropiane

schedule19:07 - 17 Korrik, 2024

schedule 19:07 - 17 Korrik, 2024

Bjellorusia, tradicionalisht një aleat i ngushtë i Rusisë tha të mërkurën se do të prezantojë një regjim 90-ditor pa viza për qytetarët e 35 vendeve evropiane, në një shenjë që Minsku mund të jetë i prirur për të lehtësuar tensionet me Perëndimin.

Sipas politikës së re, qytetarët e 35 vendeve të listuara – ku përfshihen Gjermania, Britania dhe Franca – do të mund të hyjnë në Bjellorusi pa vizë dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë në vit.

Aktualisht, udhëtarët nga këto vende mund të qëndrojnë në Bjellorusi vetëm për 30 ditë dhe duhet të fluturojnë përmes aeroportit të Minskut. Politika e re hyn në fuqi të premten, tha në një deklaratë shërbimi kombëtar kufitar.

Minsk është nën sanksionet perëndimore pasi Presidenti Alexander Lukashenko , në pushtet që nga viti 1994 dhe një aleat i ngushtë i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin , lejoi Rusinë të përdorte territorin bjellorus për të dërguar mijëra trupa në Ukrainë në vitin 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!