Bjellorusia do të dënojë me vdekje të gjithë ata persona që përfshihen apo organizojnë akte terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Interfax.
Presidenti Alexander Lukashenko ka nënshkruar ndryshimet në Kodin Penal të Bjellorusisë, të cilat parashikojnë dënimin me vdekje për këdo që tenton të kryejë një sulm terrorist.
Ligji në fjalë do të hyjë në fuqi 10 ditë pas publikimit. /abcnews.al/