Bjellorusia dënon me 14 vite burg kritikun kryesor të Lukashenkos

schedule12:33 - 6 Korrik, 2021

schedule 12:33 - 6 Korrik, 2021

Kritiku kryesor i presidentit bjellorus, Viktor Babaryko, është dënuar me 14 vite  burg. Ish-bankieri u shpall fajtor për ryshfet dhe pastrim parash – akuza që ai i ka mohuar dhe që sipas tij u përdorën për ta ndaluar atë të sfidonte Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ai është ndër kritikët kryesorë të Lukashenkos të cilët janë burgosur ose janë internuar. Lukashenko është akuzuar vazhdimisht nga kritikët e shumtë dhe qeveritë perëndimorë se ka manipuluar zgjedhjet.

Ai u arrestua qershorin e vitit të kaluar, së bashku me Maria Kolesnikova, një aleate e Babaryko, e cila gjithashtu ndodhet në burg. Svetlana Tikhanovskaya,  bashkëshortja e politikanit të opozitës Sergei Tikhanovsky u arrestua në mars të vitit 2020, duke pretenduar se kishte fituar në zgjedhjet e gushtit .

Por pas marrjes së pushtetit të Lukashenkos, ajo u detyrua të largohej nga vendi ditën e nesërme. s.ba/abcnews.al