Bjellorusia dëbon diplomatin polak

schedule09:03 - 10 Mars, 2021

schedule 09:03 - 10 Mars, 2021

Bjellorusia ka dëbuar një diplomat polak nga konsullata e saj në Brest sepse ai mori pjesë në një ceremoni, në 28 Shkurt, duke nderuar luftëtarët polakë të Luftës së Dytë Botërore, me arsyetimin se ata luftëtarë ishin fajtorë për “krime lufte” dhe “gjenocid” kundër popullit bjellorus.

“Heroizimi i kriminelëve të luftës është për ne plotësisht i papranueshëm,” tha ministria e jashtme e Bjellorusisë në një deklaratë duke shpjeguar vendimin e saj për të dëbuar Jerzy Timofejuk, diplomatin Polak.

Batalionet e rezistencës që luftuan kundër pushtimit gjerman nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, të njohur si “ushtarët e mallkuar” polakë, më vonë u kthyen kundër okupimit Sovjetik, shpesh duke vepruar me dhunë kundër atyre që nuk ishin polakë, veçanërisht Bjellorusë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!