Shqipëria luan sonte takimin e parë të Nations League kundër Bjellorusisë. Kjo përballje zhvillohet në Minsk prej orës 20:45 dhe trajneri Edy Reja i ka të shumta pikëpyetjet në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë.
Strakosha do jetë “gardiani”, ndërkohë që pikëpyetja e parë nis në mbrojtje. Berat Gjimshiti nuk ka kondicionin e duhur fizik, pasi vjen nga një periudhë pushimesh dhe Reja po mendon të përfshijë Hysajn në treshen e qendrës, ose edhe Çepelen që është provuar gjithashtu.
Dermaku dhe Veseli janë fiksuar si titullarë, ndërkohë ka teste edhe për krahët. Nëse Hysaj sakrifikohet në qendër, Roshi do jetë padron i linjës së djathtë, ndërsa në të majtë një opsion është edhe Uzuni. Me mbrojtësin e Napolit në të djathtë, fieraku merr përsipër linjën tjetër.
Bare dhe Gjasula priten sërish titullarë, kurse për vendin tjetër në qendër të mesfushës ka balotazh mes Laçit dhe Abrashit. Sa i takon sulmit, Cikalleshi do të luajë në majë i mbështetur nga njëri mes Sadikut dhe Manajt. /abcnews.al