Bjellorusi: 3 javë para fundit të kampionatit, Ahmedi shpallet kampion me Shakhtyor Soligors

schedule10:43 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:43 - 28 Tetor, 2021

Lojtari shqiptar Valon Ahmedi është shpallur kampion me skuadrën e tij, Shakhtyor Soligors, në kampionatin bjellorus.

Kur luhej java e 27 e këtij kampionati skuadra Shakhtyor Soligors ka arritur të fitojë ndeshjen kundër Gomelit me rezultatin 3-2.

Një fitore që matematikisht e shpall kampione skuadrën e 27-vjeçarit shqiptar, 3 javë përpara fundit.

Diferenca e ekipit të Shakhtyor Soligors me ndjekësit më të afërt atë Borisovin dhe Dynamo Minskun është 10 dhe 11 pikë.

Valon Ahmedi në ndeshjen kundër Gomelit u aktivizua në minutën e 58, ku arriti të asistonte shokun e skuadrës Skavysh për të golin e dytë.

Gjatë gjithë këtij sezoni, futbollisti shqiptarë është aktivizuar në 21 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!