Biznesmeni Shkëlqim Devolli takon presidentin turk Erdogan, bisedojnë për ekonominë

schedule16:43 - 27 Gusht, 2021

schedule 16:43 - 27 Gusht, 2021

Biznesmeni nga Kosova, Shkëlqim Devolli, është takuar sot në Sarajevë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Temë e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit, si dhe marrëdhëniet tregtare mes të shtetit turk dhe Kosovës.

Presidenti Erdogan i ka shprehur Devollit admirimin për Kosovën, duke potencuar marrëdhëniet speciale ndërmjet të dy popujve.

Biznesmeni,  gjithashtu e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj, duke nënvizuar se ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet rajonit dhe Turqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!