Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biznesmeni Shkëlqim Devolli takon Donald Trump, bisedojnë për rritjen dhe bashkëpunimin ekonomik

schedule16:29 - 27 Maj, 2022

schedule 16:29 - 27 Maj, 2022

Sipërmarrësi kosovar Shkëlqim Devolli është takuar sot me ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida të SHBA-së.

Aksionari i Devolli Corporation e ka falënderuar ish-Presidentin amerikan për angazhimin e tij rreth Kosovës, duke ia shprehur mirënjohjen e thellë për qëndrimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbajtur historikisht karshi çështjes shqiptare në përgjithësi.

Devolli i ka treguar ish-njeriut të parë të Shtëpisë së Bardhë edhe për depërtimin e suksesshëm të produkteve të korporatës Devolli Corporation në tregun amerikan, gjë që ka shumëfishuar eksportin kosovar drejt SHBA-së brenda dy vjetëve të fundit.

Veçanërisht është folur edhe për produktet e Comodita-s, ku ish-Presidenti Trump ka kërkuar që ta ketë një dyshek ‘Made in Kosova’ për vete.

Gjatë qëndrimit trejavor në SHBA, Shkëlqim Devolli është takuar edhe me disa kongresmenë dhe senatorë amerikanë, përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues institucionalë në Washington DC dhe në New York, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-SHBA./klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!