Biznesmenët në Maqedoni skeptikë ndaj Mini Shengenit

schedule08:36 - 5 Korrik, 2021

schedule 08:36 - 5 Korrik, 2021

Komuniteti i biznesit në Maqedoni është skeptik ndaj planeve për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal siç është Mini Shengeni. Organizata e Punëdhënësve beson se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vështirësi në bashkëpunimin ekonomik.

Si probleme, ata përmendin doganat e shumta dhe infrastrukturën e dobët. Për më tepër, në shumë vendkalime kufitare për shkak të procedurave, ka akoma kamionë të ngecur, ndonjëherë me ditë.

Lidhur me iniciativën Mini Shengen, biznesmenët paralajmërojnë se tregu ynë nuk është i gatshëm ta lejojë veten të përmbytet me produkte nga tregu serb. Prandaj, ndoshta duhet menduar një shkëmbim proporcional midis tre vendeve pasi Kosova refuzon të bashkohet me nismën.

Nga ana tjetër, autoritetet iniciativat e tilla i shohin si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe përfitime për qytetarët. Përveç mallrave, plani është që forca e punës të tranzitojë lirshëm.

Si problem kryesor në rajon, biznesmenët tregojnë mungesën e fuqisë punëtore. Alsat shkruan se nëse nuk ndryshon kultura dhe politika e gjithë Evropës, planet për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore nuk do të japin asnjë rezultat. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!