Biznesmene dhe krahu i djathtë i Prigozhin, kush është gruaja “fantazmë” e kreut të Wagner

schedule11:33 - 27 Qershor, 2023

schedule 11:33 - 27 Qershor, 2023

53-vjeçarja ruse Lyubov Prigozhin është gruaja e bosit të grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, i cili thuhet se ka gjetur strehë në Bjellorusi pas kryengritjes së dështuar të ushtarëve të tij që synonte përmbysjen e aleatit të tij dikur të ngushtë, Vladimir Putin.

Për 20 vitet e fundit, Lyubov ka qenë një “qiri i ndezur” nga ana e Yevgeny Prigozhin. Siç raporton gazeta franceze “Le Figaro”, Lyubov është një mbështetëse e zjarrtë e bashkëshortit të saj.

Ata u takuan në universitet dhe thuhet se romanca e tyre daton nga vitet 1990. Prigozhin, i cili lindi në Leningrad, sot Shën Petersburg, në vitin 1961, kaloi disa vite burg pasi u dënua për grabitje dhe mashtrim.

Pasi u lirua nga burgu në vitin 1990, pas gati dhjetë vitesh filloi të shesë hot-dog në tregjet e qytetit të tij. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai ia doli dhe krijoi disa biznese duke zotëruar edhe një restorant.

Pas suksesit të tij, Prigozhin filloi të fitonte kontrata ushqimore fitimprurëse të Kremlinit me elitën ruse. Kështu ai arriti jo vetëm të fitonte besimin e Putinit, por edhe të bëhej një aleat i ngushtë i aleatit rus, raporton abcnews.al.

Shumë njerëz nuk e dinë se, pas dhjetë vjetësh në burg, Prigozhin vendosi t’i kushtonte kohë arsimimit të tij. Ai studioi për kimi dhe farmaci.  Çifti ka tre fëmijë: dy vajza, Polina dhe Veronika, dhe një djalë, Pavel.
Zonja Prigozhin është gjithashtu objektiv i sanksioneve ndërkombëtare

Sot 53-vjeçarja Lubov luan një rol të rëndësishëm në jetën e bashkëshortit të saj. Pronare e disa qendrave të mirëqenies dhe një zinxhiri fabrikash çokollate (“Muzeu i çokollatës”) në Shën Petersburg, thuhet se është përfshirë në mënyrë diskrete në organikën e shumë prej kompanive të drejtuara nga bosi i grupit mercenar rus “Wagner”.

Gjithashtu, ajo dyshohet se është pronare e “Agat LLC”, degë e Concord Management and Consulting LLC, e cila i përket Grupit Concord, i cili është themeluar nga bashkëshorti i saj.

Prillin e kaluar, Financial Times raportoi se Lyubov dhe fëmijët e saj janë pjesë e biznesit të  Prigozhin, e cila përfiton nga “pozicioni i saj i privilegjuar mes elitës ruse”, raporton abcnews.al.

Bazuar në këto prova, vendet perëndimore nuk kanë hezituar të vënë në shënjestër biznesmenen ruse duke vendosur sanksione ndërkombëtare ndaj saj që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ajo është e lidhur me Yevgeny Prigozhin, i cili është përgjegjës për dislokimin e mercenarëve Wagner në Ukrainë dhe ka përfituar nga kontrata të mëdha publike me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, si dhe pushtimit të Ukrainës lindore nga pro- separatistët rusë, sipas një raporti mbi ngrirjen e aseteve të saj.

Ashtu si partnerja zyrtare e presidentit rus, Alina Kabaeva, Lyubov  kërkon të jetë “e padukshme” duke shmangur daljet publike në krah të burrit të saj.

E duke qenë se nuk mund të udhëtojë më në Europë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, ajo ka zgjedhur të shijojë një jetë të qetë në vendlindjen e saj, larg kaosit që mbjell i shoqi, si kreu i grupit paramilitar “Wagner”.

Ose thjesht e bën për të mbrojtur veten.

/abcnews.al