Biznesi vendas ankohet se nuk po përfitojnë nga paketat financiare të qeverisë

schedule15:58 - 21 Maj, 2020

schedule 15:58 - 21 Maj, 2020

Bizneset nuk kanë arritur të përfitojnë nga mbështetja financiare e qeverisë shqiptare.Kreu i dhomës së tregtisë dhe Industrisë  deklaron se nga kredia e parë kanë përfituar shumë pak, pasi kriteret e vendosura janë shumë të vështira për tu zbatuar.

Ndërsa përsa i përket garancisë së dytë sovrane kompanitë  i vlerësojnë interesat shumë të larta.

“Aplikimi për kredi për fondin e pgave dhe në normalitet kemi një mosfunksionim në mënyrë të çuditshme. Sistemi bankar thot artifica në kontratë të cilat e bëjnë të pamundur marrjen e kredive dhe nga komunikiemet që kemi pasur ato pretendojnë se e tillë është kontrata e firmosur nga ministria e Financave dhe ne nuk mund të ndryshojmë nga kjo kontratë. Në përgjithësi bizneset kanë rënë dakord që të firmosin marrëveshjen e aksioneve kur kredia është e pamundur të lënë aksionet por nga ana tjetër është kërkuar që të ketë dhe dorëzani një gjë e pakonceptueshme”, është shprehur Jaka.

Kreu i Dhomës s ëtregtisë dhe Industrisë shprehet se shumë biznese janë në rrezik falimenti për shkak të pandemisë  ndërsa kanë shkurtuar një numër të konsiderueshëm të punonjësve.

“Është normale që bizneset do të shkojnë drejt falimentit, sepse të aplikosh për fondin e pagave dhe të mos e marrësh me kredi imagjinoni se ku kanë shkuar dhe çfarë situate është sipërmarrja private”, ka thënë ai.

Qeveria ka vënë në dispozicion dy paketa financiare në ndihmë të biznesit  duke ofruar kryesisht kredi me interesa të ulta të cilat mbështeten nga buxheti i shtetit.Fondi i parë është rreth 100 mln usd  dhe jepet për të mbështetur bizneset që të paguajnë pagat e punonjësve ndërsa fondi i dutë është për investime dhe kap vlerën e 150 mln usd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!