Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë që nga 1 prilli është përcaktuar si një element i domosdoshëm për ekonominë nga biznesi. Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka në një intervistë për ABC News theksoi se një nismë e tillë duhet të vijojë për të qenë konkurrent me rajonin dhe për të tërhequr fuqi punëtore në vend.
Në një kohë që vendi është i përfshirë nga një krizë çmimesh kreu i dhomës së tregtisë e sheh rritjen e pagës minimale si një mundësi për më shumë qarkullim në ekonomi. Për ti ardhur në ndihmë sektorit fason i cili ka numrin më të lartë të punësuarve me pagë minimale është vendosur që përkohësisht të zbatohet një skemë kompensimi.
Nga rritja e pagës minimale pritet të përfitojnë rreth 200 mijë punonjës. /abcnews.al